Një tjetër viktimë në plazhe/ Pushuesi pëson arrest kardiak pasi futet në ujë

31 July 2023, 08:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një tjetër viktimë në plazhe/ Pushuesi pëson arrest
Zvërnec

Një pushues gjeti vdekjen të dielën në Zvërnec të Vlorës, sapo hyri në det. Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një 73-vjeçar dhe shkak i vdekjes dyshohet të jetë bërë një arrest kardiak.

“Shtetasi K. P., 73 vjeç, lindur në Nartë të Vlorës dhe banues në Greqi, sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për mediat.


Video