
Një i arratisur shqiptar, i shpallur në kërkim 5 vitet e fundit, është vendosur në prangat e Policisë, pasi konsiderohej si anëtari drejtues i një bande hajdutësh që vepronin në Mykonos.
Sipas informacioneve të dhëna nga mediat greke, kreu i grupit ishte arratisur në vitin 2018 me 9 të burgosur të tjerë. I riu i arratisur, me tre bashkatdhetarë të tij, nga data 16 deri më 22 korrik kishin hyrë në 5 vila në ishullin e erërave.
Në vjedhjen e tyre të fundit në një vilë luksoze në zonën e Kalafatis, përveç parave dhe bizhuterive, ata kishin marrë edhe një palë kufje me valë, të cilat i kanë "tradhtuar".
Kjo sepse pronari i tyre amerikan, përmes një aplikacioni në celular, ka zbuluar gjurmët e tyre. Kështu, një grup efektivësh policie lokalizuan 4 hajdutët shqiptarë dhe më pas i kanë vendosur në pranga.