“Një shtetas hodhi shishe me lëndë djegëse në Theth”/ Policia: Tentoi të djegë një urë druri!

11 July 2025, 16:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Një shtetas hodhi shishe me lëndë djegëse në

Policia ka sqaruara situatën e agravuar në Theth, ku IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësirë publike.

Duke marrë shkasi nga lajmi se u sulmua një fadromë që po prishte ndërtimet pa leje, me molotov, policia e Shkodrës sqaron se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Siç bën me dija policia, një person ende i paidentifikuar goditi me një shishe me lëndë djegëse një urë druri, teksa tentoi djegien e saj. Zjarri u fik menjëherë, por ura mori disa dëmtime.


Sakaq, policia është duke kryer veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që tentoi të djegë urën e drurit.

“Një shtetas hodhi shishe me lëndë djegëse në

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po vijon në Theth, teksa është kundërshtuar nga banorët e zonës, të cilët edhe janë përplasur me zyrtarët e IKMT-së dhe policinë e shtetit.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:

Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.


Video