Një efektiv i RENEA-s transferohet në një komisariat periferik, dyshohet se kishte lidhje me personazhet e krimit

24 August 2022, 16:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një efektiv i RENEA-s transferohet në një komisariat periferik,
Foto ilustruese

Përveç arrestimit të agjentit të Forcave Operacionale, Jeton Lami më 23 gusht 2022 është bërë transferimi i një oficeri tjetër policie të repartit special RENEA në një komisariat periferik të vendit, pasi dyshohet se ka pasur kontakte të  papërshtatshme me një tjetër personazh të botës së krimit.

Masa disiplinore e transferimit drejt një komisariati periferik është bërë me qëllimin e vetëm për të vijuar verifikimet e mëtejshme

”Bëhet fjalë për dy persona. Për Jeton Lamin është marrë masa arrest me burg, ndërsa për efektin e RENEA-s është marrë masa e transferimit dhe uljes në detyrë duke e çuar në një pozicion periferik në një komisariat të vendit. Ai dyshohet se ishte kthyer në truprojen e një të shumëkërkuari”, informoi sot gazetari Elton Qyno.

Jeton Lami u arrestua mbrëmjen e 23 gushtit 2022 me dyshimin se ka përkrahur dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.


Video