Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku mungon: Po lexoj dosjen në qeli

1 April 2026, 09:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn, kryebashkiaku
Erion Veliaj

Nis seancës e radhës në ngarkim të Erion Veliajt dhe personave të tjerë nën hetim. Kjo është seanca e tretë që zhvillohet në themel ndërsa në seancën e fundit me 24 mars, u legjitimua avokati i Erion Veliajt, Plerent Ndreca.

Edhe në këtë seancë te se mërkurës Erion Veliaj nuk është paraqitur vetë në sallën e gjyqit por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës Plarent Ndreca.

SPAK u përfaqësua nga dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.

Erion Veliaj ka bërë deklaratë për mosparaqitje dhe kërkon përfaqësim nga avokati Plarent Ndreca. 

E pranishme ka qenë edhe avokatja kryesisht Valentina Todoresku.

Veliaj ka dërguar një shkrese gjykatës ku thoshte qe është duke lexuar dosjen që i kanë dërguar ne IEVP Durrës  dhe me pas do paraqitej vete ne seance.


Video