15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë duke e përmbysur në rrugë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

1 April 2026, 08:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë duke
Pamje nga vendngjarja

Një incident i rëndë është regjistruar në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një 15-vjeçar ka përplasur qëllimisht një automjet policie, duke shkaktuar plagosjen e një efektiveje.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, çka ka sjellë nisjen e një ndjekjeje nga zona e Çoles. Në përpjekje për t’i shpëtuar forcave të rendit, ai ka goditur mjetin e policisë, duke e përmbysur në rrugë.

Si pasojë e përplasjes, një efektive ka mbetur e plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Autoritetet policore janë duke punuar për kapjen e 15-vjeçarit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video