ZHVATJA/ Ish-ministri socialist i Financave: Wizz Air abuzon hap...
8 Shkurt, 11:03Fokus
Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi i fshatit turistik.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka postuar në rrjetet sociale foto nga pastrimi i qendrës së fshatit, i cili u mbulua për pak kohë nga inertet e shembjeve.
Zona është mbjellë me bar për t’i kthyer sërish pamjen e saj natyrore, ndërkohë që puna nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër vijon edhe në zona të tjera.