Nis Kuvendi, qytetarët mblidhen në protestë jashtë tij (VIDEO)

30 June 2026, 10:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nis Kuvendi, qytetarët mblidhen në protestë jashtë tij

Ndërsa në Kuvend mbahet seanca e radhës plenare, një grup protestuesish janë mbledhur jashtë godinës në protestës.

Tubimi ishte paralajmëruar një ditë më parë pas protestës të përnatshme te Kryeministria, ndërsa protestuesit në kor thërrasin ‘Rama në burg, Berisha në burg”.

Ata kërkojnë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Ndërkohë në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, njoftime të ndryshme, si dhe një sërë projektligjesh dhe projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të disa institucioneve publike.

 


Video