Studentët shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi” te Politekniku, ndërhyjnë rojet, protestuesit nisen drejt universitetit

29 June 2026, 20:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Studentët shpalosin banderolën “Ju erdhi fundi” te
Banderola

Protesta e sotme para Kryeministrisë ka pasur një ndryshim të vogël nga rutina dhe shkak ishte një banderolë me përmasa gjigande e shpalosur në faqen ballore të Politeknikut në Tiranë.

"Ju erdhi fundi" ishte shkruar me shkronja kapitale në banderolën me përmasa të mëdha, e cila nuk qëndroi për shumë gjatë e varur pasi sipas organizatorëve të protestës, rojet private ua hoqën nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon.

Kjo situatë ndau tumën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndrojnë aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim te Politekniku, në mbështetje të studentëve.

Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut për të ndihmuar studentët të marrin mbrapsht edhe banderolën me përmasa të mëdha.

 

 


Video