Nga sot parkimi bëhet nga telefoni në Tiranë, lançohet aplikacioni “Tirana Parking”

8 Prill 2026, 12:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një hap i ri drejt digjitalizimit të shërbimeve publike. Nga sot, qytetarët mund të kryejnë të gjitha procedurat e parkimit përmes aplikacionit “Tirana Parking”, duke shmangur sportelet dhe dokumentet fizike.

Platforma e re sjell të gjitha shërbimet në një vend të vetëm, të aksesueshme 24/7 nga telefoni celular, duke e bërë procesin e parkimit më të thjeshtë dhe më efikas se kurrë më parë.

Përmes aplikacionit “Tirana Parking”, qytetarët mund të:

Aplikojnë online për kartën e rezidentit
Aplikojnë për parkime të rezervuara me pagesë
Aplikojnë dhe rinovojnë abonimet në sheshparkime
Ndjekin në kohë reale statusin e aplikimeve dhe kërkesave
Ky zhvillim synon të reduktojë ndjeshëm kohën e pritjes duke ofruar një eksperiencë moderne dhe të shpejtë për përdoruesit.

“Tirana Parking” mbetet e angazhuar në transformimin digjital të menaxhimit të parkimit në kryeqytet, duke kontribuar në një sistem më funksional dhe më pranë nevojave të qytetarëve.

Aplikacioni është tashmë i disponueshëm për shkarkim, duke sjellë parkimin “nga telefoni”  pa radhë dhe pa humbje kohe.


Video