Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasada britanike: KLP ta realizojë procesin në mënyrë të drejtë

10 Dhjetor 2025, 16:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasada Britanike reagon për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Anëtarët e KLP do të votojnë nesër për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme i cili do të ketë një mandat 3-vjeçar.

Mandati i drejtuesit aktual, Altin Dumani përfundon këtë muaj.

Reagimi
Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.


Video