Nëna 33-vjeçare braktis dy fëmijët e mitur dhe bashkëshortin, largohet jashtë vendit! (Burri e denoncon në polici)

8 Korrik 2024, 10:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një nënë 33-vjeçare ka braktisur bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj të mitur, për t’u larguar më pas jashtë vendit.

Denoncimi ndaj nënës me iniciale J. R., është bërë nga bashkëshorti i saj. Ndërkohë policia ka proceduar penalisht 34-vjeçaren.

Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. R., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur”, thuhet në njoftim.


Video