Rikthehet i nxehti afrikan, nga e mërkura temperaturat shkojnë deri në 40 gradë. Ja sa do të zgjasë

8 Korrik 2024, 08:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Mbrëmjen e djeshme janë nisur masat afrikane drejt Ballkanit dhe Shqipërisë dhe sot parashikohen temperatura shumë të larta, ku termometri i afrohet vlerës 40 garë.

Meteorologia e Meteolab Lajda Porja tha për mediat se duke nisur nga dita e mërkurë për 8 ditë me radhe vendi do të përfshihet nga i nxehti afrikan me temperatura 40 gradë edhe në zonat malore dhe mbi 40 gradë në zonat e ulëta.

Nesër temperatura ka një tërheqje të lehtë, rrebeshe në zonat e qendrore dhe kjo situatë do të pasohet nga ditë me radhë nga temperatura shumë të larta. Ditët më të nxehta, e mërkura, e enjtja dhe e premtja.


Video