Në ’97-ën vrau 2 persona pas sherrit për dëmet e aksidentit, kërkohet dënimi me 25 vite burg për ish-policin!

19 Nëntor 2025, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tomorr Çela

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg të Tomorr Çelës, ish-policit i cili në vitin 1997 vrau dy persona pas një aksidenti automobilistik.

Çela u ekstradua nga SHBA tre vite më parë.

Tomorr Çela më 27 nëntor të 1997-ës në rrugën “Bajram Curri” së bashku me vëllain e tij ka qëlluar me armë zjarri automatik ndaj viktimave Ledian Hoxhën dhe Elton Danin.

Gjatë hetimit të parë për ngjarjen, nuk ishte përcaktuar shkaku i vrasjes së dy personave.

Pas hetimeve të tjera, ëhtë mësuar se 3 ditë para ngjarjes së rëndë kishte bërë aksident me viktimat dhe për pasojë ishin dëmtuar të dy automjetet e tyre.

Pas aksidentit, ish-polici është konfliktuar me viktimat pasi nuk binin dakord për dëmet e shkaktuara.


Video