21 Janari/ SPAK dërgon audio-regjistrimin e komunikimeve të Gardës në laboratorë jashtë vendit, në Shqipëri nuk u krye dot ekspertimi

19 Nëntor 2025, 09:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
21 Janari

Prova e re e dorëzuar nga familja e Aleks Nikës, kaseta me regjistrimin audio të disa komunikimeve në radio të zinxhirit komandues të Gardës së Republikës, nuk është ekspertuar dot nga laboratorët në Shqipëri.

Sipas informacioneve, laboratorët nuk kanë mundësi teknike për të kryer një ekpsertim të tillë, ndaj SPAK i është drejtuar laboratorëve të tjerë jashtë vendit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga familjarët e të ndjerit Aleks Nika që të tregojnë mënyrën se si është siguruar audio regjistrimi si dhe pajisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi, pasi kaseta e dorëzuar në SPAK është kopjo.


Video