
Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në disa komisariate të vendit.
Drejtuesit e komisariateve në Sarandë, Pogradec, Devoll, Bilisht, Kavajë, Shkodër, komisariati nr. 2 Tiranë dhe Krujë kanë ndryshuar.
Nga ana tjetër Oltion Agolli, me detyrë shef komisariati në Pogradec është emëruar në Sarandë.
Ndërkohë, Klondian Kondi ka zënë vendin e tij në Pogradec, kurse në Shkodër ikën Asllan Shyti dhe është emëruar Idriz Daulle.
Ndryshime edhe tek shefat e komisariateve të Bilishtit dhe Pogradecit.
Kreshnik Alimadhi është emëruar në drejtimin e Komisariatit të Devollit, duke zëvendësuar Besim Palamanin, i cili po hetohet për shpërdorim detyre dhe është pezulluar disa ditë më parë nga detyra e shefit të komisariatit.
Palamani dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm.
Shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë është emëruar Loard Sallaku i cili më herët ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Krujë dhe në Krujë emërohet Elton Shahini.
Në Kavajë ikën Emiljano Pashaj, pritet emërimi i ri.