Eksperti i IT-së, Gentian Progni, ka deklaruar sot se do të bëjë një kallëzim në SPAK për ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.
Progni thotë se është duke përgatitur kallëzimin në lidhje me grantet e start-up-eve, ndërsa vë në dukje se posedon prova të mjaftueshme për ta bërë këtë.
Ndërkohë që kërkon që në dosje të ketë sa më shumë prova.
“Po përgatis një kallëzim për Edona Bilalin, kushdo që ka aplikuar dhe i është anuluar granti për start-up inovacion të më shkruajë dhe të më dërgojë korrespondencën. Deri tani kam prova të mjaftueshme për ta bërë, por sa më i madh të jetë numri, aq më mirë do jetë”, shkruan eksperti në Faceboook.
Bilali është akuzuar edhe më parë se përfitues të granteve për projektet e inovacionit ishin njerëz me lidhje me pushtetin.