Përplasi për vdekje këmbësorin në Durrës, policia ende në kërkim të autorit

23 January 2023, 00:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi për vdekje këmbësorin në Durrës, policia
Ilustrim

Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur disa ditë më parë qytetin e Durrësit në vendin e quajtur “Stacioni i Trenit”, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetë në spital 78 vjeçari, H.B.

“Blutë” informojnë se shoferi pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet ende në arrati.

Grupi hetimor vijon intensivisht veprimet hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin si dhe kapjen e vënien në pranga të drejtuesit të automjetit


Video