Ndreca del nga SPAK-u: Nuk më është gjetur asnjë shkelje

20 February 2025, 16:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndreca del nga SPAK-u: Nuk më është gjetur asnjë shkelje
Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me hetimet për garën e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve të policisë, duke pretenduar se nuk është gjetur asnjë shkelje.

Ai tha se as Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe as ndonjë institucion tjetër nuk kanë raportuar për shkelje në procedurën e prokurimit. Ndreca përmendi gjithashtu vendimin e Gjykatës Administrative, e cila ka konfirmuar se vlerësimi i procedurës është i saktë dhe i drejtë.

Ndreca shtoi se është kërkuar pushimi i çështjes, pasi janë konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria, dhe se procedura e prokurimit nuk ka ndikuar në harxhimin e fondeve të buxhetit të shtetit.

"Nuk është gjendur asnjë shkelje në lidhje me garën. Nuk besoj se ka të përfshirë. As KLSH, asnjë institucion nuk ka parë asnjë shkelje në procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve të policisë.

Gjykata Administrative ka thënë se vlerësimi është i saktë dhe i drejtë. Kemi kërkuar pushimin e çështjes, kemi konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria. Procedura nuk ka harxhuar asnjë para nga buxheti i shtetit", u shpreh ai.


Video