EKSKLUZIVE/ “Grabitëm mbi 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të deputetit”, Agron Duka reagon për VoxNews mbi deklaratat e Dumanit!

20 February 2025, 15:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EKSKLUZIVE/ “Grabitëm mbi 500 mijë euro në
Nuredin Dumani/ Agron Duka

Nuredin Dumani në seancën e parë të hapur për dosjen ‘Plumbi i Artë’, u ballafaqua me Gentian Sharrën dhe me avokatin e tij.

Në një moment Dumani tregoi se grabiti një banesë në Shijak, që sipas tij ishte e dhëndrit të Agron Dukës, deputetit të opozitës.

VoxNews kontaktoi me deputetin, Agron Duka tha se: Dhëndri i tij jeton në Oksford dhe që nuk ka jetuar asnjë ditë në Shqipëri, si bashkësort i vajzës time. 

Duka u pyet nga gazetari i VoxNews, se a ka dijeni nëse ndonjë nga banesat apo bizneset e tij ka rënë pre e grabitjeve nga Nuredin Dumani.

Përgjigja e deputetit Duka ishte e shkurtër: Jooo. 

Kujtojmë se në seancën gjyqësore në GJKKO, Dumani u përball më avokatët e ish bashkëpunëtorëve të tij në krim por edhe me vetë Gentian Sharrën, njërin prej të akuzuarve.

I pari ishte avokati Sokol Hazizaj, mbrojtësi i Gentian Sharrës, për të cilin Dumani thotë se kanë kryer së bashku një sërë krimesh, kryesisht 5 grabitje me dhunë.

Dumani konfirmoi ngjarjet ndërsa dha detaje edhe për rolin e Gentian Sharrës, edhe si planifikues i grabitjes së një argjendari në Elbasan në vitit 2011.

©CopyrightVoxNews
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video