GJKKO rrëzon një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës

20 February 2025, 14:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO rrëzon një tjetër kërkesë të Ajola
Ajola Xoxa

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka refuzuar një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës, e cila kundërshtonte kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në një ambient në Sky Tower, që mbrojtja e saj e konsideron si magazinë.

Kontrollet nga BKH u kryen në janar të këtij viti, ku u sekuestruan sende me vlerë për hetimet në vazhdim.

Mes kërkesave të Xoxës ishte edhe ajo për kthimin e një telefoni celular, e cila është rrëzuar edhe më parë nga gjykata.


Video