Ndodh në Shkodër/ Një i moshuar i gjakosur shtrirë në asfalt, përfshihet edhe 'Lekë Plepi' (Foto)

5 September 2022, 11:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Shkodër/ Një i moshuar i gjakosur shtrirë në
Lek Plepi

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në lagjen Rus në Shkodër. Mësohet se një i moshuar është përplasur nga një automjet që dyshohet se drejtohej nga personazhi i njohur në rrjetet sociale Lek Plepi. Ky i fundit ka qëndruar në vendngjarje dhe është duke njoftuar ambulancën.

JOQ shkruan se i moshuari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur. Fatmirësisht, duket jashtë rrezikut për jetën, por është gjakosur në disa pjesë të trupit. Fotot e mëposhtme dhe raportimi i aksidentit ka ardhur nga një qytetar në vendngjarje.



Video