
Gazetari Elton Qyno tregoi për Euronews se para se Elvis Martinaj të zhdukej familja ka pasur kontakte në forma të ndryshme me të.
Ai tha se mesazhi i fundit i Martinajt ka qenë me xhaxhain e tij, më 8 gusht të këtij viti ku i kishte kërkuar të kishin kujdes pasi mund të kishte kontrolle.
“Pas disa minutash nëna e Brilant Martinajt, i ka çuar një mesazh ku e ka pyetur se nga kush duhet të ruheshin. Nga ky moment ai nuk është përgjigjur më dhe familja nuk ka pasur më asnjë kontakt me të në telefon.
Kur kanë nisur të kontrollojnë kamerat, kanë konstatuar se zona e Shijakut ka qenë vendi i fundit ku ai është zhdukur”, tha gazetari. Gazetari tha se familjarët dyshojnë se Elvis Martinaj është tradhtuar nga shokët të cilëve iu besonte verbërisht.
Është zënë në besë sipas tyre. Pikëpyetja më e madhe është se pse nuk po e merr SPAK këtë cështje dhe pse policia s’ka një deklaratë zyrtare”, tha gazetari.
Lami të tregojë ku e dorëzoi?
Agjenti i policisë Jeton Lami i arrestuar si peroni që shoqëroi dhe ndihmoi Ervis Martinajt ka treguar marrëdhëniet e zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit me këtë individ dhe ndihmën që i jepte kupola e policisë së shtetit Martinajt.
Gazetari Elton Qyno, tha se agjenti i policisë është dëshmitari kyç në zhdukjen e Ervis Martinajt, pasi është kontakti i fundit me të në zonën e Shijakut nga ku nuk ka pasur më asnjë gjurmë e tij.
Sipas Qynos, dëshmia e agjentit është thelbësore për të kuptuar fatin e të shumëkërkuarit, i cili siç tha kishte hasmëri nga Lezha në Vlorë, me njerëz që e gjurmonin dhe synonin ta ekzekutonin.