Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Bërxullë.
Një fëmijë 6 vjeç me inicialet Sh.Kabeta humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.
I mituri ishte ulur në një tavolinë në lokalin e të atit kur dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe më pas njëra prej tyre me fëmijën. Për fat të keq vogëlushi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas dëshmitarëve, njeri prej shoferëve ka qenë me 160km/h kur e ka përplasur të miturin të cilin e ka dëmtuar në pjesën e kokës.
Ngjarja ka tronditur familjarët por edhe banorët e lagjes. Ata fajësojnë drejtuesit e mjeteve për aksidente të tilla por po ashtu mungesën e barrierave mbrojtëse.
Policia po punon për zbradhjen e rrethanave të aksidentit.