NDODH në Elbasan/ Vjehrra rreh nusen, nusja dhunon vjerrin, arrestohet të dyja!

12 September 2023, 12:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

NDODH në Elbasan/ Vjehrra rreh nusen, nusja dhunon vjerrin, arrestohet

Një 61-vjeçare është vënë në pranga për ushtrim dhunë në familje.

Sipas informacioneve shtetasja F. T ka dhunuar nusen e djalit të asaj M. T, e cila ishte e pajisur dhe me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu edhe nusja e dhunuar po procedohet penalisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Video