Ndezi zjarr për të pastruar mbeturinat, djeg shtëpinë e vet në mes të Fierit (VIDEO)

10 May 2024, 21:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndezi zjarr për të pastruar mbeturinat, djeg shtëpinë e vet
Pamje nga vendngjarja

Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “15 tetori” në Fier.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i zoti i banesës u ka vënë flakën mbeturinave, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke alarmuar edhe banorët e pallateve që ndodhen pran , pasi banesa ndodhet në afërsi të tyre.

Ndërkohë i zoti i shtëpisë është nxjerrë nga banesa nga shërbimet zjarrfikëse pa pësuar lëndime.


Video