Ishin eskorta, detaje nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë: Kafshuan farmacisten në dorë

10 May 2024, 15:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ishin eskorta, detaje nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë: Kafshuan
Pallati ku u gjetën pa jetë dy ukrainaset

Detaje të reja bëhen me dije nga vdekja e dy grave ukrainase në Tiranë.

Voxnews.al mëson se dy ukrainaset, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, që u gjetën të pajeta nga shoqja e tyre e dhomës në një apartament në rrugën e Dibrës punonin si eskorta (punëtore seksi).

Njëra prej tyre kishte dy muaj që kishte ardhur në vendin tonë, ndërsa dy të tjerat rezulton të kenë hyrë në Shqipëri në datën 1 maj. Ato kishin më pak se një javë që banonin në apartamentin ku u gjetën të vdekura.

Sakaq, mësohet se pak ditë më parë ato kishin kërkuar ilaçin Xanax, por farmacistja kishte refuzuar t’ua jepte pa recetë. Ato madje kishin shfaqur shenja agresiviteti dhe e kishin kafshuar farmacisten në dorë.

Rapotrohet se farmacistja bëri denoncim në polici për këtë incident, por blutë e Tiranës nuk arritën t’i lokalizonin në kohë. Mbidoza e "Xanax"-it dyshohet se është shkaku i vdekjes së tyre.


Video