Nata e parë në qeli, zbulohet burgu ku do të vuajë dënimin Saimir Tahiri

4 February 2022, 18:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nata e parë në qeli, zbulohet burgu ku do të vuajë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua pak më parë me 3.4 vite burg. Pas një kalvari seancash gjyqësore Apeli i GJKKO ka dënuar Tahirin me 5 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuaj 3.4 vite.

Gjatë leximit të vendimit gjyqtari tha se provat e ofruara nga prokuroria konfirmojnë lidhjen e tij me grupin e Habilajve, i cili u mor me transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

Pas shpalljes së vendimit, ish-ministri do të shoqërohet në qeli.

Ministria e Drejtësisë tha se ish-ministri do të dërgohet në burgun nr.313 në Rr.Jordan Misja në Tiranë.


Video