Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mesazhi i parë i Saimir Tahirit pas dënimit me burg nga Gjykata e Posaçme e cilëson vendimin si padrejtësi.
“Ju dua shumë të gjithëve! Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjesht padrejtësi!”, shkruan ai.
Ish-ministri i Brendshëm u dënua me 5 vite burg nga Gjykata e Posaçme dhe do të kryejë 3.5 vite prej tyre për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Saimir Tahiri u akuzua për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal nga ana e SPAK, për lidhjet e tij me grupin e Habilajve./Voxnews.al