''Naim Murseli është thyer para policisë”, gazetari: Do dalin gjëra shumë të rënda, paratë nuk janë motivi i vrasjes

7 Dhjetor 2023, 17:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Milaim Zeka / Liridona Ademaj / Naim Murseli

Gazetari Milaim Zeka tha se Naim Murseli tashmë është thyer nga policia dhe do të dalin në dritë gjëra shumë të rënda.

Sipas gazetarit një person i cili është i aftë që me gjakftohtësi të organizojë vrasjen e gruas në sy të fëmijëve të tij, është tipi i personazhit që do të thyet para policisë.

Zeka theksoi se motivi i vrasjes ka për të dalë, ndërsa shtoi se  paratë nuk mund të jenë kurrsesi motivi për këtë ngjarje makabër.

“Unë jam shumë, shumë i bindur që policia e Kosovës dhe prokuroria do të arrijnë ta zbulojnë motivin, pasi karakteri i një njeriu të tillë, që organizon vrasjen e gruas në prezencë të fëmijëve, se ndodh që e kanë vrarë gruan aksidentalisht, e personazhe të tillë bëjnë edhe vetëvrasje, por ta organizosh vrasjen të tillë, ti e ke mirëmendruar.

Që të organizosh vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, ti duhet të jesh një vrasës i tmerrshëm. Ky njeri tashmë është thyer para policisë, pasi e ka pranuar të gjithë organizimin, por do dalin gjëra shumë të rënda nga hetimet.

Do dalin gjëra  të rënda nga hetimet, do dalin gjëra të rënda brenda familjes. Por një gjë e them  me përgjegjësi, paratë nuk janë motivi”, tha Milaim Zeka në një intervistë televizive.

 

Video