Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Është publikuar fotoja e makinës me të cilën është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar i vrasjes së sotme në Fier.
Siç shihet edhe nga fotoja e siguruar nga VoxNews, makina është tip "Mercedes- Benz".

Kujtojmë se viktimë nga atentati mbeti, 41-vjeçari, Elton Javori, i cili u ekzekutua 100 metër nga banesa e tij në Fier.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, në rrethana ende të paqarta.
Policia lajmëroi më herët se e ka identifikuar autorin dhe se janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së Javorit.