Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik.
Çelja e sezonit u bë me një koncert festiv, i cili përmban të gjitha elementët nga Miss Summer World, performanca në kërcim nga bukuroshet nga e gjithë bota si dhe këngë nga emrat më në zë të muzikës shqiptare si Soni Malaj, Ylli Limani, Kida dhe Ledri Vula.
Koncerti do jetë i ndarë në dy ditë i zhvilluar këtë të shtunë në mbrëmje dhe nesër. Koncerti ishte parashikuar për t’u zhvilluar të premten por u shty për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike.
Për herën e parë në Vlorë organizohet edhe Miss Summer World.
Një kompeticion mode ku kanë sfiluar 40 bukuroshe nga vende të ndryshme të botës.
Fituese është shpallur bukuroshja nga Turqia.
Çmimi i publikut ka shkuar për Miss Albania.