‘Kimisti’ shqiptar kapet me laborator modern heroine në Itali, sekuestrohen 60 kg drogë me vlerë mbi 1 mln euro

16 Maj 2025, 22:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Kimisti’ shqiptar kapet me laborator modern heroine në Itali

Policia italiane ka goditur një bazë të fuqishme të përgatitjes, prodhimit dhe trafikimit të drogës.

Një shqiptar i dyshuar si kimist i organizatës është arrestuar. Operacioni është finalizuar nga Guardia di Financa së Padovës.

Të paktën 60 kilogramë heroinë u sekuestruan, pajisje bashkëkohore prodhimi në laboratorin e heroinës, ndërsa i arrestuari është një 44-vjeçar shqiptar.

Gjatë një shërbimi patrullimi në zonën e Guizzës, oficerët kontrolluan të dyshuarin që po lëvizte në një mënyrë të dyshimtë. Dokumentet që ai u dha agjentëve ishin të dyshuara. Ishte një dokument i Republikës Çeke, qartësisht i falsifikuar. Nervozizmi i shqiptarit dhe përgjigjet e paqarta shtynë oficerët për kontroll fizik të thelluar, deri edhe në shtëpinë e tij, pranë pikës së kontrollit.

Dhe surpriza erdhi nga brenda ambienteve, ku GdF u përball me një rafineri të vërtetë droge, duke gjetur në dy çanta gjithsej 60 kilogramë heroinë, mjete dhe produkte të destinuara për përgatitjen dhe paketimin e drogës dhe 25 mijë euro në para të gatshme.

Në përfundim të procedurave formale, shqiptari u shoqërua në burgun e Padovës dhe u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se për kë ishte destinuar heroina dhe mbi të gjitha për të rindërtuar zinxhirin e trafikut të drogës, informon media italiane.

Nëse malli do të pritej një me tre, sipas hetuesve do siguronte rreth 200 kg drogë të ndarë në doza, me vlerë mbi 1 milion euro.

Video