"Mungojnë 515 faqe", Lame nxjerr raportint për regjistrat e Tiranës: Ndërhyjnë lloj-lloj banditësh

18 June 2022, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mungojnë 515 faqe", Lame nxjerr raportint për regjistrat e
Artan Lame

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka publikuar këtë të shtunë raportin me problematikat e hasura në regjistrin pronësorë të Tiranës.

Ai ka deklaruar se nga 2342 regjistra pronash, sipas Lames vetëm rreth 250 janë pa dëmtime. Lame ka shtuar më tej se 515 faqe nga regjistrat mungojnë, ndërsa 13 mijë faqe janë lënë bosh

Ky raporti tha Lame do dërgohet në Kryeministri dhe në Ministrinë e Drejtësisë për të shmangur “shantazhet dhe presionet që gjobaxhinjtë do vijojnë të bëjnë”.

“Pas kësaj dite nuk ka më rrëmujë e ndryshime të pakontrolluara. Arkivi i pronave është me sistem kamerash e sistem alarmi, me punonjës që kanë përgjegjësi e firmë, ka persona përgjegjës për cdo hyrje dalje.

Raporti i Tiranës do i përcillet Kryeministrisë e Ministrisë së Drejtësisë për dy arsye. Çdo strukturë kontrolluese që të vijojë hetimet mbi bazën e këtij raporti…si për raportin e Durrësit ka hetime, janë thirrur punonjës.

E dyta për të shmangur presionet e lloj lloj tipave e banditëve, ndërhyrësve, që do vijojnë të kërkojnë aman të fus këtë e të heq atë, kur ky raport është i depozituar dhe në institucione të tjera që të prekësh regjistrat duhet të fusësh njerëz dhe institucione të tjera, gjë që më duket e pamundur.

Nga regjistrat 515 faqe mungojnë, janë grisur e as i kanë zëvendësuar. I mbetet hetimeve për të zbuluar çfarë ka luajtur në këto qindra faqe që nuk ekzistojnë. Me qindra faqe të dyshuara si të zëvendësuara. Them të dyshuara se duket që faqja ndryshon, ngjyra apo formati i faqes, por dhe kjo kërkon hetim për të kuptuar çfarë ka qenë në faqen origjinale.

Janë gjetur faqe të dubluara, pra e njëjta pronë ekziston në dy faqe. Kjo bëhej me qëllim që e njëjta pasuri i trajtohej dhe një qytetari e një tjetri, në fakt ishte një pasuri e vetme e më pas përfundonin në dyert e gjykatave për të vendosur e kujt ishte. 180 faqe të grisura, nuk ekziston faqja në regjistër por duken.

Fenomen që në Tiranë ishte shumë më i madh se në Durrës. Janë 13 mijë faqe bosh brenda në regjistër. E kuptueshme që do të thotë janë lënë faqe bosh se regjistri nuk është plotësuar. Qëllimi ka qenë për ti plotësuar me ato ATP e Rrugës së Kavajës, pra janë mijëra faqe pronash shtetërore që kanë përtuar fare ti plotësojnë.

Dihet që është pronë shtetërore pra është e paplotësuar, është punë e paguar një herë që duhet ribërë nga Kadastra. Ka dhe ndërrime fletësh sa janë bërë me aq art sa nuk kuptohen menjëherë." deklaroi Artan Lame.

Kreu i Kadastrës ka treguar dhe zonat me më shumë problematika të hasura në regjistrat pronësor, që sipas tij janë: "Regjistrat e dëmtuar më shumë kanë të bëjnë me pasuritë në zonat në zhvillim si Farka, Kashari, Yzberisht, Mëzez, Baldushk, Ndroq, Pezë Helmes, dhe Peza. Në zonën e Kamëz-Vorë, do veçoja qytetin Kamëz dhe qytetin Vorë, Paskuqan, Valias, Bathore, Laknas, Babrru dhe Domja."


Video