"Mund të kishte të vdekur", xhaxhai i djalit që e tradhëtoi nusja në Librazhd: Kishte ferra sa të duash, por jo në shtëpi

13 June 2022, 13:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mund të kishte të vdekur", xhaxhai i djalit që e
Ngjarja e Librazhdit

Detaje të reja dhe dëshmi kanë dalë në lidhje me historinë e tradhtisë e nuses nga Librazhdi e cila bëri bujë të madhe në vendin tonë.

Gazetarja e News 24 ka biseduar me xhaxhain e burrit të 20-vjeçares në Librazhd, që u kap mat me të dashurin në dhomën e saj të gjumit.

Bisedat:

Xhaxhai: Kishte hotele, kishte ferra sa të duash, në shtëpi nuk lejohet! Videot nuk i kanë shpërndarë këta moj motër.

Gazetarja: Telefonat që kanë regjistruar kanë qenë të këtyre, por fakti që u shpërndanë në rrjetet sociale dhe ajo u dhunua, fakti i dhunës dhe i shpërndarjes së videove është e papreçedent! Ju si e gjykoni?

Xhaxhai: Unë nuk e di që ti kenë shpërndarë vet!

Gazetarja: Ju keni qenë prezentë atë natë?

Xhaxhai: S’kam marrë pjesë, skam qëllu aty për momentin.

Gazetarja: Keni pasur bisedë me Flamurin mbrapa ngjarjes? Janë bërë pishman?

Xhaxhai: Ata mund të kishin përfunduar kufoma aty, a e more vesh! Siç kanë përfunduar edhe shumë të tjerë, po thuaj a ishte durimi, do vinin t’i merrnin kufoma aty. Do ishte më mirë të ishin kufoma, apo më mirë që u fali jetën? Çuni tre muaj ka që ka ik, edhe kishin llogarit që ta merrnin në shtator, se kanë bërë martesën.

Gazetarja: Ju mendoni se ai djali e ka ditur që ajo ka qenë e martuar?

Xhaxhai: Po patjetër! Ja Librazhdi, ne jemi rritur me njëri tjetrin…


Video