
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj një shqiptar në Bruksel, ku autor i krimit është një bashkëkombës. Mediat e huaja shkruajnë se autor i dyshuar i krimit është Kasandro Noga, një emër i njohur ky i botës së krimit. Erion Hasanbelliu, u qëllua mbrëmë me 6 plumba në qendër të Brukselit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital
Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim, Kasandër Nogën, pasi dyshimet kryesore bien mbi të, për shkak të hasmërisë që kanë prej rreth 20 vitesh. Kasandër Noga është i njohur për vrasjen në Sanatorium ku u eliminua babai i Hasanbelliut. Sakaq, gazetari thekson se kur drejtësia nuk funksionon, rivalët bëjnë vetëgjyqës. Gazetari Artan Hoxha bëri të ditur se ngjarja lidhet me trafikun e kokainës, si dhe pazaret e vjetra.
“Lidhet me trafikun e kokainës. Duket sikur paraja e madhe i ka joshur shqiptarët dhe janë përfshirë në këtë biznes global dhe tani po paguajnë edhe haraçin.
Ngjarja e Brukselit nuk ka lidhje fare me Elbasanin. Janë nga Mallakastra, Patos, Fier. Kjo ngjarje ka qenë e bujshme në fillim. Kjo ngjarje ka nisur në vitin 2000. Kasandër Nogës i është bërë atentat. Erion Hasanbelliu është arrestuar në Belgjikë dhe është ekstraduar në 2013. Vëllai i tij Geroni është arrestuar te Rruga e Barrikadave. Edhe Kasandër Noga është dënuar dhe ka dalë nga burgu. Geroni është i lirë. Para se të ndodhte kjo ngjarje janë liruar nga burgu edhe Erioni edhe Geroni, por edhe Kasandri. Janë njerëz që janë përballur me drejtësinë.
Hasanbelliu është qëlluar nga mbrapa. Nuk është e zakonshme të ndodhin në Belgjikë këto. Është tentuar që ai të eliminohet. Lajmi fillestar është që u vra. Autorët e kanë lënë aty me idenë që kanë humbur jetën. belgët kanë shpallur në kërkim Kasandër Nogën. Ata dyshojnë se është i përfshirë, prokurorët belgë do ju shtohet edhe një çështje tjetër. Urojmë që ky ti mbijetojë atentatit dhe të ketë parë. Është një ngjarje që dëshmon se kur nuk funksion drejtësia rivalët e bëjnë vetë”, tha Hoxha.