Motori përplaset me autobuzin e Shkozës në Tiranë, vdes në spital drejtuesi

24 April 2022, 11:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Motori përplaset me autobuzin e Shkozës në Tiranë, vdes

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Tiranë. Drejtuesi i një motomjeti ka humbur jetën pasi është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës.

“Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç”, njofton policia.

Pas përplasjes drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video