Moti i keq godet Italinë, autoritetet lëshojnë alarmin e kuq

16 May 2023, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Moti i keq godet Italinë, autoritetet lëshojnë alarmin e kuq

Moti i keq, me erë të fortë dhe rrebeshe shiu, ka goditur disa rajone të Italisë. Situata më e rëndë është në rajonin e Emilia-Romagna-s, ku janë shkaktuar shumë përmbytje dhe autoritetet janë detyruar të lëshojnë alarmin e kuq.

Mediat italiane raportojnë se në Ravena dhe në Bolonja janë mbyllur shkollat.

Alarmi i fundit i lëshuar në rajonin e Emilia-Romagna-s vjen vetëm pak ditë pas përmbytjeve të mëdha në shumë zona.

 



Video