“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ DËSHMIA e 62-vjeçarit që VRAU turistin nga Tirana në sy të fëmijëve në kalanë e Beratit!

29 October 2025, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ DËSHMIA e
Autori: Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha)

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, kjo ishte fraza që më pas sherri përfundoi në një krim, ku mbeti i vrarë në kalanë e Beratit, turisti Keli Hoxha.

Autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha),pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.

Autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë kështu, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar.

Më pas, ai ka deklaruar se, pas këtyre sharjeve, në gjaknxehtësi e sipër, ai ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë.

Më pas, ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për ti shpëtuar policisë.

Nga ana e tyre, familjarët e viktimës, kanë deklaruar në polici se sherri filloi vetëm pse viktima i kishte prekur kalin me dorë. Ata kanë deklaruar se familjari i tyre nuk e ka sharë dhe as ofenduar,  por pronari i kalit e ka qëlluar me thikë papritur, pasi i kishte thënë “mos e prek kalin” dhe viktima i ishte përgjigjur “s’ka asgjë të keqe”.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së djeshme në lagjen “Kala” në Berat.

Viktima Keli Hoxha, 42-vjeç, banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat.

Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit.

Autori Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha), ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25-vjet,ku kishte ndërruar edhe emrin. Për këtë vrasje ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, pasi vrasja ishte parashkruar.


Video