Momenti kur Safet Bajri me pranga e i buzëqeshur hyn në Polici!

21 February 2025, 14:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti kur Safet Bajri me pranga e i buzëqeshur hyn në Polici!
Safet Bajri

Safet Bajri ka mbërritur në drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Siç shihet në videon e mëposhtme, Bajri është i prangosur dhe i shoqëruar nga oficerët e Forcave Speciale të RENEA-s. 

Bajri është arrestuar ditën e sotme në banesën e tij me urdhër të SPAK. Urdhëri i arrestit ndaj tij është caktuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018. 

Bëhet me dije se masë sigurie për të njëjtën ngjarje është caktuar edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin.

Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re.

Fatbardh Lici u ekzekutua në Shkodër më 10 gusht 2018. 

53-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras.

Lici njihet edhe si kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i "forti" i Shkodrës.



Video