Çështja e Fredi Belerit po merr përmasa tragjikomike, sa i përket sjelljeve të fqinjve tanë.
Këta të fundit, pasi e kanë çuar çështjen deri në institucionet më të larta ndërkombëtare, si Bashkimin Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, kanë nisur të kërcënojnë hapur me bllokimin e integrimit në BE- të Shqipërisë.
Së fundmi, mediet greke njoftojnë se një tjetër ministër grek do të niset drejt Tiranës për të vizituar në burg Fredi Belerin.
Bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes së Qytetarëve, Janis Ikonomu, i cili do të vijë në Tiranë në kuadër të të Procesit të Berlinit që do të mbledhë në Tiranë Ministrat e Brendshëm.
Pas takimit me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, Ikonomu do të zhvillojë një takim me kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Orthodhokse Shqiptare, Anastas Janullatos.
Të premten e 15 shtatorit, rreth orës 11:00, ministri grek do të udhëtojë drejt Durrësit ku do të takojë në burg Fredi Belerin.
Më herët Beleri është vizituar në burg nga kryepeshkopi Janullatos, i cili i ka dhuruar edhe një ikonë kishtare.
Ndërsa gjatë një proteste për lirimin e tij në Himarë mbërritën kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut.