Merr zjarr kabina elektrike brenda parkingut nëntokësor te Bulevardi i Ri

21 Janar 2025, 21:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bulevardi i Ri

Një kabinë elektrike ka shpërthyer në flakë brenda parkingut nëntokësor te Bulevardi i Ri.

Policia thotë se nga zjarri raportohen vetëm dëme materiale. Paraprakisht nuk bëhet e qartë nëse zjarri ka përfshirë apo jo makina të parkuara aty.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.01.2025, rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike.

Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Video