Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia i pandehur nga SPAK! Ja për se akuzohet

21 Janar 2025, 16:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardh Spahia

Ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia i është komunikuar sot akuza e “shpërdorimit të detyrës” nga SPAK.

Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj tij nga Mark Molla, ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës, i emëruar nga Voltana Ademi në limitet e lënies së detyrës së saj, dhe i shkarkuar menjëherë nga Spahia.

Molla pretendon në kallëzimin e tij se është shkarkuar padrejtësisht nga detyra.

Mark Molla është një personazh kontrovers, i dënuar me 8 vite burg për vjedhje, shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. Ai gjithashtu ka qenë shënjestër e një plagosjeje me armë zjarri në derën e banesës së tij në Shkodër në vitin 2020.

Pas daljes nga SPAK, Spahia ka deklaruar se bëhet fjalë për një çështje administrative që i ka kaluar SPAK-ut për shkak se ai ka qenë kryetar bashkie dhe konsiderohet zyrtar i lartë dhe se ka zbatuar vetëm ligjin.


Video