Merr flakë një banesë në Pogradec, detajet e para

16 October 2022, 22:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr flakë një banesë në Pogradec, detajet e para
Ilustrim

Mbrëmjen e sotme flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka rënë tek banesa në pronësi të shtetasit me ininciale P.S.  Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme material.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2022, rreth orës 22:10, në fshatin Vërdovë, ka rënë zjarr tek banesa në pronësi të shtetasit P. S. Si pasojë nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Video