Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot rreth orës 17:30 në fshatin Shelegar të Sarandës.
Shtetasi K. C., 31 vjeç, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.
Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.