Analiza: A është Shqipëria më e korruptuar pavarësisht rritjes e...
8 Prill, 08:49Fokus
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Rrëshen–Kukës, ku një kamion është përplasur me një automjet.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit me inicialet M.M., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me kamionin që drejtohej nga shtetasi A.U., 49 vjeç, nga Kosova.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të lënduar drejtuesi i automjetit nga Tirana dhe pasagjerja që udhëtonte me të.