Çmenduria e ndërtimeve në Tiranë: Pallati i ri gllabëron jo vetëm trotuarin, por dhe gjysmën e rrugës

25 April 2026, 15:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çmenduria e ndërtimeve në Tiranë: Pallati i ri

Ndërtimi i kullave dhe pallateve në Tiranë, vazhdon më ritme të frikshme.

Edhe pse çmimet janë në qiell dhe mundësia për të blerë e qytetarëve është minimale, ndërtuesit nuk ndalen.

Mjaftojnë të gjejnë ndonjë cep dhe hapin gropën.

Gropën për pallat, por edhe gropën për këtë qytet, që po bëhet përditë e më shumë i pajetueshëm, pikërisht prej ndërtimeve të shumta dhe hapësirave të pakta që kanë mbetur.

Tani nuk po zaptojnë vetëm sheshet, por edhe trotutaret dhe rrugët.

Shembulli më i mirë është ky pallat që ka nisur të ndërtohet në zonën e Yzberishtit.

Ndërtuesi ka zënë jo vetëm trotuarin, por edhe një pjesë të rrugës, duke e bërë të pamundur që aty të shkëmbehen dy makina.

Se për njerëzit nuk do t’ia dijë më njeri. (Vox News)


Video