Me emigrantët e paligjshëm në furgon mallrash drejt Malit të Zi, arrestohet 32-vjeçari

31 December 2022, 14:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me emigrantët e paligjshëm në furgon mallrash drejt Malit të
Me emigrantët e paligjshëm në furgon mallrash drejt Malit të Zi, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi është kapur duke transportuar me një furgon mallrash, 23 emigrantë.

“Në autostradën “Milot – Morinë”, në vendin e quajtur Rrubik, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip furgon i mbyllur, i përshtatshëm për transport mallrash, me drejtues shtetasin E. K. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në këtë automjet janë gjetur 23 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 32-vjeçari po i transportonte kundrejt 500 eurove/person, drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në përfundim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, tha policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Video