Mbyllet procesi i intervistimit të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin!

11 Dhjetor 2025, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klodjan Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho

Katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, me prezencë të ndërkombëtarëve, prej orës 09:00 deri në orën 14:50, ku kanë paraqitur platformat e tyre dhe kanë prezantuar punët dhe dosjet që kanë hetuar ndër vitet e karrierës.

Ndërkohë, sjellim në vëmendje se votimi në KLP për drejtuesin e ri të SPAK ka ndryshuar, dhe do të ketë një rregullore të re. Votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë, ku bashkë me emrin e anëtarit të KLP (votues) do të shkruhet emri i prokurorit.

Ndërkohë nga ana tjetër Kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.


Video