A ka 'Republikë Prokurorësh' në Shqipëri, ja si përgjigjet Klodian Braho!

11 Dhjetor 2025, 14:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klodian Braho

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, tha se në Shqipëri nuk ka republikë prokurorësh, një term i përdorur në komunikimet publike për të nënkuptuar pushtetin e madh të institucionit që ai kërkon të drejtojë.

“Unë nuk e njoh si term. Nuk ka republikë prokurorësh në Shqipëri”, tha Braho.

I pyetur nëse dikush do t’i thoshte që stabiliteti i vendit ka më shumë rëndësi se dosja që ka në duar, Braho u përgjigj: “Kam pasur çështje që kanë shkaktuar efekte, por nuk mendoj se hetimi i një çështjeje mund të sjellë destabilizimin e vendit. Pastaj, nëse kjo ndodh, stabiliteti i vendit nuk zgjidhet me këshilla, por mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

I pyetur lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit mes prokurorëve në SPAK, Braho tha se në cilësinë e drejtuesit, do t’u jepte më shumë kompetencë drejtuesve të seksioneve.

“Kjo do të ulte ngarkesën e kreut. Duke shpërndarë disa kompetenca dhe duke mbajtir kontakt me seksionet, kjo besoj do të rrisë bashkëpunimin”.

Sipas Brahos, sfida më e madhe e SPAK është të maturohet dhe të krijojë standard. “Të mos ketë më rendësi kush shkon prokuror dhe drejtues, por të ketë standard”, tha ai.


Video